Zjarri i papritur në spitalin rus detyron pacientët të hidhen nga dritaret (fotot)
18/11 16:02
Lord Cameron është zotuar se Mbretëria e Bashkuar dhe Franca do të mbështesin Ukrainën për aq kohë sa të duhet.
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar tha se të dy vendet do të vazhdojnë të jenë “mbështetës të vendosur”; të Kievit.
Komentet e Lord Cameron pasuan një takim me homologen e tij franceze Catherine Colonna në Paris. Zyrtari britanik ka paralajmëruar më parë se fokusi ndërkombëtar duhet të mbetet në Ukrainë, pavarësisht konfliktit që ka shpërthyer në Lindjen e Mesme.
Ekziston gjithashtu një ngërç financimi në SHBA – me republikanët që bllokojnë ndihmën e re për Ukrainën derisa të futen më shumë para për sigurinë e kufirit të brendshëm.
Top Channel