27/12 18:34
Kabineti qeveritar i Italisë ka miratuar një dekret që zgjat furnizimin e Ukrainës me armë deri në fund të vitit 2024.
Dekreti ligjor e lejon atë të vazhdojë t’i japë Kievit “mjete, materiale dhe pajisje” për të mbështetur luftën e saj kundër pushtimit rus.
Furnizimet do të përfshijnë armë, gjeneratorë për energjinë, si dhe “gjithçka që nevojitet për të mbështetur operacionet ushtarake në mbrojtje të civilëve të paarmatosur“- thuhet në një deklaratë nga ministria italiane e mbrojtjes.
Vendimi do t’i dërgohet parlamentit për konfirmim, tha ai.
Top Channel