Dëshmia e shefit të regjimit të burgut ku ndodhej Sokol Mjaçaj: Kishte vetëm katër ditë që ishte transferuar

19/12/2023 14:37

Shefi i regjimit të godinës B në burgun e Peqinit, ku vuante dënimin me burgim të përjetshëm, Sokol Mjaçaj, ka dhënë dëshminë e tij mbi procedurën që u ndoq për trasferimin eMjaçajt në sektorin ku kreu vrasjen.

Në dosjen e siguruar nga Top Channel, Vilson Shima, ka deklaruar se Mjaçaj kishte vetëm katër ditë që ishte transferuar në dhomën tjetër, ndërsa sendet personale i ka pasur vetë në dorë i dënuari me burgim të përjetshëm.

Ai ka rrëfyer se nuk ka qenë në punë në momentin e ngjarjes për shkak të një gëzimi familjar, ku më pas ka marrë leje dhe është larguar. Sipas tij lajmin se Sokol Mjaçaj ka vrarë Arben Lleshin e ka marrë vesh në media, e më pas është thirrur për të dhënë dëshminë.

Unë jam njohur me ngjarjen napërmjet mediave, gjatë kohës që unë kam qënë në banes me familjarët e mi dhe duke festuar lindjen e djalit tim. Dua të them se shtetasi Sokol Mjaçaj është i sistemuar në dhomën nr.9 në katin e 2 (dytë) sektori nr.1, në këtë dhomë ai ka rreth 4 ditë që është akomoduar dhe qëndron në dhomë me shtetasin Ëngjëll Ucaj, të dy këtë shtetas janë të dënuar me burgim të përjetshëm.

Dua të them se para 4 (katër) ditësh kur është akomoduar i dënuar në dhomën nr.9 në katin e 2 (dytë) sektori nr.1, është shoqëruar me një punonjës grup sigurie dhe sendet e tija nga dhoma e parë i ka marrë vetë në dorë dhe është kaluar të dhoma nr. 9, unë nuk kam qënë i pranishëm në transferimin e shtetasit Sokol Mjaçaj, pasi kam qënë me shefin e policisë dhe shefin e regjimit godinës A dhe punonjësit e tjerë për sistemin e të dënuarve të tjerë, pasi kishim urdhër për të boshatisur të gjithë hyrjen nr.2, pasi do hapet sistem (41 biz). Dua të them se kontrolli i dhomës dhe fizik i shtetasit Sokol Mjaçaj është bërë rreth para 1 (një) muaj e 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh, nga kontrolli nuk është konstatuar asnjë send i kundraligjshëm.

Dua të them se shtetasi i ndjerë Arben Lleshi ka qënë i akomoduar në katin e par Sektori nr.2, godinën nr.B, dhoma nuk më kujtohet, shtetasi Arben Lleshi ka qëndruar në dhomë gjatë gjithë kohës i vetëm. Në lidhje me sa po më pyesni dua të them se sektorët në ajrim dalin të ndarë veç e veç, dhe nuk bashkohen në ambientet e ajrimit dhe ambiente e përbashkëta mbyllen që mos të kenë kontakt apo konflikte. Nuk kam dijeni që shtetasi i ndjerë të ishte me plan masash, si dhe nuk më është komunikuar ndonjë gjë e tillë verbalisht. Dua të them se shtetasi i ndjerë Arben Lleshi është i evidentuar në listën e personave të përfshirë në konflikt, por jo më shtetasin Sokol Mjaçaj”, ka deklaruar Shima.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA