Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar kontrolle në të gjithë territorin për sigurinë ushqimore në vend.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në Durrës, Elbasan dhe Kukës, janë konstatuar parregullsi në tre subjekte: “njësi prodhimi dhe përpunimi të qumështit dhe nënprodukteve të tij”, “Restorant me produkte mikse” dhe “Njësi tregtimi të produkteve ushqimore”.

Në njërin nga subjektet referuar raport provës së produktit qumësht i freskët, është bllokuar një sasi qumështi me destinacion asgjësimin si ushqim i pasigurt dhe është marrë masë administrative e ndërprerjes së pjesshme së veprimtarisë prodhuese të produktit të qumështit të freskët, ndërsa në dy subjektet e tjera janë konstatuar, mungesë e dokumentacionit në sistemin e vetëkontrollit HACCP dhe mangësi në etiketim.

Për këto shkelje të konstatuara trupat inspektuese kanë vendosur masat administrative me “gjobë” në vlerën 500’000 lekëve.

AKU në prag të festave të fundvitit, thotë ka intensifikuar edhe më tej kontrollet për të mbrojtur shëndetin e konsumatorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA