Në BE me inteligjencën artificiale! Rama takim falënderues me 1144 negociatorët për në BE

18/12/2023 15:21

Kreyministri Edi Rama zhvilloi një takim falenderues këtë të hënë me Skuadrën Kombëtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Kreu i qeverisë tha se ky ekip dëshmoi një nivel të lartë profesionalizmi në fazën hyrëse të procesit dhe mori vlerësimet më të larta nga Brukseli.

“Unë nuk di një kënaqësi tjetër më të madhe në këtë punë 10 vjeçare në krye të qeverisë, ku nuk më kanë munguar momentet për t’u ndier i kënaqur për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare sesa kënaqësia e të dëgjuarit të kolegëve kryeministra, presidentë të vendeve anëtare që më thoshin Dëgjojmë që Shqipëria po bën negociata të admirueshme”- tha kryeministri Rama.

Kreu i qeverisë tha se si rezultat i kësaj pune Shqipëria do të marrë më shumë mbështetje ekonomike nga Bashkimi Europian në vitet e ardhshme.

“Janë 1 miliardë euro  plus që do të vijnë në disa vitet e ardhshme për Shqipërinë përtej mbështetjes së programuar me programet e IPA-ve dhe përtej buxhetit tonë, që do të na ndihmojë, ashtu sikundër përveç këtyre janë edhe një sërë hapjesh të reja për integrimin në tregun e përbashkët, çka më parë ndodhte vetëm për vendet që ishin anëtarë të Bashkimit Evropian”- tha Rama.

Edi Rama pohoi se në këtë proces të gjatë një ndihmë për skuadrën e negociatorëve do të jap dhe inteligjenca artificiale që do të ndihmojë me materialin ligjor të BE në gjuhën shqipe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA