Luftëra, konflikte, arsye ekonomike, persekutim politik, ndryshimet e klimës, arsyet mund të jenë të ndryshme por të gjitha kanë një të përbashkët: i shtyjnë njerëzit të lënë plot ngurrim shtëpitë e tyre dhe jetën që njohin, për t`iu dorëzuar të panjohurës me shpresën e sigurisë apo prosperitetit për veten dhe të afërmit.
18 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, vendosur në vitin 2000 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. 4 dhjetorin e atij viti, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mori vendimin për të vlerësuar mundin dhe përpjekjet e të pambrojturve ndërsa numri i tyre në mbarë botën njeh vetëm rritje.
Mbi 300 milionë njerëz klasifikohen nga Kombet e Bashkuara si emigrantë ndërkombëtarë; që do të thotë se me shpresën e një jete më të mirë, rreth 3.6 për qind e popullsisë globale në lëvizje. Një në çdo tetë emigrantë në mbarë botën është fëmijë. Në vitin 2023, kjo ka nënkuptuar, mes krizave të tjera, që ukrainasit t’i largoheshin pushtimit rus, armenët etnikë marrin arratinë prej pushtimit të Nagorni-Karabakut nga Azerbajxhani, më shumë se 6 milionë afganë të zhvendosur brenda vendit për shkak të dhunës dhe fatkeqësive natyrore, pasojat rajonale nga lufta në Gaza, apo vendimi i Pakistanit për të dëbuar deri më 1 nëntor qindra mijëra afganë pa dokumente.
Ndërkohë, mbi 2500 vetë kanë humbur jetën apo janë zhdukur vetëm gjatë 2023-shit në ujërat e Mesdheut gjatë përpjekjeve për të kaluar në Europë, një rritje e ndjeshme kjo nga 1,680 vdekjet apo zhdukjet e raportuara gjatë të njëjtës periudhë vitin e kaluar.
Top Channel