Shqiptari plagosi tre grekë pas një sherri në Athinë! Policia greke operacion të gjerë për arrestimin e tij

17/12/2023 11:59

Policia greke ka nisur një operacion për gjetjen dhe arrestimit të autorëve të plagosjes se tre personave në zonën Gazi të kryeqytetit helen një ditë më parë.

Sipas policisë greke, ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës mbas një sherri banal mes autorëve dhe viktimave. Fillimisht palët u konfliktuan për arsye banale dhe ishte një prej viktimave që goditi fillimisht me shpullë njërin prej autorëve dhe më vazhdim autori i dytë nxorri një pistoletë dhe shtiu mbi grupin e të rinjve që po konfliktoheshin.

Plumbat goditën tre të rinjtë, dy prej të cilëve janë vëllezër. Ata janë në gjendje të rëndë në një spital të Athinës. Një kamer sigurie ka fiksuar momentin e përleshjes ku duket momenti që autori shtin mbi viktimat.

Policia thotë se prej verifikimeve të kamerave të sigurisë dhe verifikimit të targës së automjetit të autorëve, ka shpallur në kërkim dy të dyshuar, njëri prej të cilëve dyshohet të jetë shtetas shqiptar, anëtar i një organizate të quajtur Lions, por ende nuk bëhet e ditur nëse të dyshuarit kanë lidhje ose jo me ngjarjen.

Shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim për ngjarjen e së shtunës, ka qenë i shpallur në kërkim edhe për një ngjarje tjetër të ndodhur 9 muaj më parë, atë të ekzekutimit të shtetasit shqiptar Pëllumb Islami  në vendin e quajtur Neo Iraklio.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA