Një 42-vjeçar ka rënë në pranga pasi trafikonte drejt Shqipërisë automjete të vjedhura në Greqi, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.
F.M., 42-vjeç dhe A. M., 29-vjeç, të dy banues në Sarandë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, i trafikonin mjetet e vjedhura në Shqipëri dhe i pajisnin me dokumetet përkatëse false, me qëllim shitjen.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete të dyshuara të vjedhura, tipe “Toyota” dhe “Peugeot”, me vlerë rreth 40 000 euro.
“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se disa shtetas ishin implikuar në veprimtarinë kriminale të trafikimit në vendin tonë, të automjeteve të vjedhura, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, finalizuan operacionin policor të koduar “Detect””, thuhet në njoftimin e policisë.
Vijon puna për kapjen e shtetasit 29-vjeçarit si dhe në drejtimin e Prokurorisë së Sarandës, vijojnë hetimet me qëllim zbardhjen e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të kenë kryer këta shtetas. Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel