Një 22-vjeçar nga Korça i shpallur në kërkim, për prodhim dhe shitje të narkotikëve, është kapur dhe arrestuar në Rinas.
Me iniciale K. N., i riu u identifikua si rezultat i operacionit policor “Knock Down 2”, ndërsa u kap në kuadër të megaoperacionit policor “Sundimi i ligjit”.
“Si rezultat i kontrolleve të mbështetura tek informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim K. N., 22 vjeç, banues në Korçë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjykata e Korçës i ka caktuar të riut, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel