Kukësi është përfshirë nga moti i keq.
Në njësinë administrative Shishtavec problemet janë më të mëdha, për shkak të erave të forta dhe reshjeve intensive të borës. Trashësia ka arritur në 60 cm pra më shumë se gjysmë metri, në lartësinë mbi 800 metra mbi nivelin e detit.
Ndërsa në qytetin e Kukësit nuk ka borë, por vetëm prezencë të reshjeve të shiut, një sinjal i mirë për furnizimin e liqenit të Fierzës, ujëmbledhësit më të madh hidroenergjitik në vend.
Bora ka shkaktuar probleme në zonat rurale, në Turaj, Tërshen, ndërsa fshatrat Kollovozë dhe Shtrezë, janë bllokuar nga bora. Akset nacionale janë të hapura dhe të qarkullueshme, ndërsa firmat e mirëmbajtjes janë në tërren. Përsa i përket furnizimitme energji elektrike, shumë fashtra në qarkun e Kukësit vazhdojnë të qëndrojnë në errësirë si njësitë administrative Kalis dhe Grykë Çaj.
Ndërprerje të herë pas hershme të enerjisë ka patur në Topojan, Shishtavec e Zapod për shka të erës së fortë këputjes së telave dhe rrëzimit të shtyllave. Grupet e OSHE-së janë në terren për të riparuar defektet. Fatmirësisht nuk ka raportime për emergjenca shëndetësorë.
Shtabi I Emergjencave Civile ne prefekturen Kukes është në komunikim të vazhdueshëm me banorët e zonave të bllokuara.
Top Channel