Një 25-vjeçar nga Durrësi u kap në flagrancë, ndërsa po merrte përmes shantazhit shumën e 5 mijë dollarë.
Arrestimi i tij ndodhi në një Iokal në zonën e plazhit, ku i riu kishte kërkuar të takohej me subjektin që shantazhonte për të kryer dorëzimin e parave. Në shënjestër të 25-vjeçarit ishte vënë një 42-vjeçar. I kthyer në problem real përmes kanosjes së jetës dhe pasurisë, i shantazhuari ka kërkuar ndihmën e policisë e cila ka ndërhyrë në kohën e dorëzimit të parave dhe prangosur të riun.
Në njoftimin e saj policia vendore Durrës bëri me dije se është gjithnjë në shërbim të qytetarit, duke reaguar menjëherë ndaj kallëzimeve të qytetarëve, për të garantuar liritë dhe të drejtat e tyre, si dhe sundimin e ligjit në territor.
Bernardo Doçi u arrestua gjatë operacionit policor të koduar “Flagranca”. Ai kanoste vazhdimisht nëpërmjet celularit shtetasin 42-vjeçar, për t’i dhënë para, dhe policia organizoi punën duke ndërhyrë në kohë. Shërbimet e policisë e arrestuan të riu në flagrancë teksa po i merrte 5000 dollarët në lokal.
42 vjeçari ishte kanosur disa herë, nëpërmjet celularit, për dhënie parash.
Shuma e parave u sekuestrua si provë materiale, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. Ndaj të arrestuarit janë ngritur akuzat për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Top Channel