Netanyahu kundër marrëveshjes së Oslos: Mëkati fillestar, jo zgjidhje me dy shtete

15/12/2023 11:55

Marrëveshja e Oslos, që praktikisht vulosi të drejtën e Palestinës për shtetësi, i kushtoi jetën njeriut që e firmosi atë në emër të Izraelit, kryeministrit të atëhershme të shtetit hebre Yitzhak Rabin.

Vdekja e tij në 1995-sën nga plumbat e ekstremistit izraelit Yigal Amir u kthye në njërën prej vrasjeve politike më të efektshme në histori. Dy vjet përpara kësaj, Rabin, duke lënë mënjanë një armiqësi të përjetshme, qe shfaqur në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë me Yaser Arafat, udhëheqësin e Organizatës për Çlirimin e Palestinës e të konsideruar një ish terrorist, për të rënë dakord mbi një kornizë vetëqeverisjeje të kufizuar palestineze në territoret e pushtuara.

Brenda disa muajsh nga vdekja e Rabinit, Benjamin Netanyahu ishte kryeministri i ri dhe perspektivat e një paqeje më të gjerë në Lindjen e Mesme u zbehën. Gati tre dekada më vonë, ai është sërish në krye të një kabineti izraelit dhe së fundi, deklaroi se pas marrëveshjes së paqes së Oslos të vitit 1993, vdiqën po aq njerëz sa në masakrën e Hamasit të 7 tetorit, krahasim ky që shkaktoi zemërim në të gjitha kampet.

“Ajo ujdi ishte mëkati fillestar”, deklaroi ai.

Politikanë nga të dy kampet nacionaliste të moderuar dhe të djathtë e dënuan krahasimin e Netanyahut si krejtësisht të papranueshëm: “Një deklaratë që krahason Oslon me katastrofën e tmerrshme që na ndodhi në atë të shtunë të zezë është dëshmi e një udhëheqjes të dobët dhe të pakujdesshme,” tha Elazar Stern, deputet i partisë opozitare Yesh Atid, në Radion e Ushtrisë.

Liderja e Partisë Laburiste, Merav Michaeli, e akuzoi Netanyahun për rikthimin në fushatën e tij zgjedhore, sipas të cilës ai është i vetmi që mund të parandalojë krijimin e një shteti palestinez. Megjithatë, kurrë nuk kishte paraqitur një alternativë. Një ditë më parë, edhe ambasadorja izraelite në Londër e pohoi se pas fundit të luftës në gaza nuk do të ketë zgjidhje me dy shtete, sepse sic tha ajo, me sulmin e 7 tetorit palestinezët e treguan qartë se nuk duan paqen dhe bashkëjetesën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA