Kaosi në Kuvend, Komisioni i Etikës përjashton me 10 ditë tre deputetë të opozitës

15/12/2023 16:36

Komisioni i Etikës vendosi përjashtimin me 10 ditë të tre deputetëve të opozitës, pas tensioneve në Kuvend, gjatë seancës së kaluar.

Ata janë Saimir Korreshi, Edmond Spaho dhe Kastriot Piroli.

Këtë të hënë, deputetët e përjashtuar të opozitës u përpoqën të hyjnë me forcë në sallën e Kuvendit, ku sot u mbajt seanca e radhës plenare, e cila zgjati vetëm pak minuta.

Nga ana tjetër, me 74 votat e mazhorancës, u votua rregullorja e re e Kuvendit. Kryeparlamentarja lexoi nenet dhe kaloi për votim rregulloren, pa bërë asnjë diskutim, teksa deputetët e opozitës që ishin në sallë brohorisnin “turp, turp”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA