Foto Ilustruese

Një 22-vjeçar i akuzuar për kryerjen e tre grabitjeve është arrestuar nga policia e Beratit.

Në pranga ka rënë  F. P., 22 vjeç, banues në Berat. Ai dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe produkte të ndryshme, në 3 biznese në qytetin e Beratit.

Ndërkaq, policia thotë se vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA