Ky që shihni në këto pamje është autori i dyshuar i një tentative vrasje në zonën e Don Boskos.

Rreth orës 7 të mëngjesit të kësaj të enjte ai qëlloi së paku 4 herë në drejtim të mjetit që drejtohej nga Rudolf Zefi. Fatmirësisht 42 vjeçari nuk u dëmtua nga plumbat dhe menjëherë bëri kallëzim në policinë e Tiranës.

Oficerët grumbulluan provat në vendin e ngjarjes dhe sekuestruan pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, të cilat kanë fiksuar lëvizjet e autorit.

I ballafaquar me pamjet 42 vjeçari u shpreh para uniformave blu se nuk e njeh autorin e dyshuar se nuk ka konflikte me askënd. Ai është shprehur se këtë mëngjes ishte nisur për të shkuar në punë tek tregu i Medresesë në rrugën “5 Maji” dhe teksa ishte në makinë me të vëllanë u qëllua pa paralajmërim.

Me qëllim identifikimin e autorit policia mori në pyetje dëshmitarët okular si edhe shoqëroi disa persona me precedent në zonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA