Një polic 50-vjeçar dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit, ndërsa ndodhej në banesën e tij në rrugën “Babë Rexha” në Tiranë.

Ai aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmën mjekësore.

Një grup hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së rëndë.

“Më datë 14.12.2023, në rrugën “Babë Rexha”, shtetasi F. K., 50 vjeç, (punonjës Policie), në banesën e tij, dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit. 50-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA