Gjatë dy javëve në Elbasan kanë rënë në pranga 15 drejtues mjetesh.
Nga këto arrestime, 9 janë në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si edhe janë proceduar në gjendje të lirë 8 të tjerë, për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Gjithashtu, janë ndëshkuar administrativisht në total 4253 drejtues mjetesh, konkretisht 1856 masa për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara; 538 gjoba për parakalime të gabuara; 390 për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit; 61 gjoba për mosvendosje të kaskës mbrojtëse; 420 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit; 28 masa për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike; 280 masa për parkime të gabuara, nga të cilat 202 janë evidentuar dhe ndëshkuar nga makina inteligjente e paloguar dhe 680 drejtues automjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Elbasanit, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin dhe të mos drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Top Channel