Gjykata pezulloi ratifikimin në Kuvend të marrëveshjes së emigrantëve, Çuçi: Nuk tërhiqemi

14/12/2023 12:30

Kreu i Grupit të Partisë Socialiste, Blendi Çuçi ka deklaruar se qeveria nuk do të tërhiqet nga marrëveshja me Italinë për emigrantët.

Në një prononcim për mediat, Çuçi tha se do të zbatohet çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese.

Është e drejta e tyre dhe ne do të zbatojmë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe ju e patë sot që ne nuk e diskutuam fare dhe e hoqëm nga rendi i ditës.“- tha Çuçi.

I pyetur nga gazetarët nëse qeveria do të tërhiqet, kreu i grupit të PS tha se marrëveshja është shumë e rëndësishme për të treguar se Shqipëria është vend evropian.

“Ne do të vazhdojmë t’i qëndrojmë. Unë besoj se kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme për të treguar që jemi vend evropian.”-deklaroi Çuçi.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët do të thotë se parlamenti nuk mund të ecë përpara me miratimin e saj sot, siç ishte parashikuar më herët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA