Vodhën me dhunë një shumë parash në një pikë karburanti në Selitë, vihen në pranga 2 autorët.
Si rezultat u arrestua Aleksandro Lazaj, 22 vjeç dhe Kristjan Lazaj 21 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Dy të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin më datë 09 nëntor, rreth orës 01:40, janë afruar në një karburant në Selitë, dhe 22-vjeçari ka zbritur nga automjeti. Kristjani është afruar për të furnizuar automjetin me karburant, ndërsa Aleksandro i ka vjedhur me dhunë punonjësit të karburantit, xhiron ditore.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas njoftimit të marrë se dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin vjedhur me dhunë, një shumë parash, në një karburant, në Selitë, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një mjet prerës thikë, një përforcues grushti, veshjet dhe automjeti që autorët kanë përdorur për të kryer krimin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel