Foto Ilustruese

Një vrasje e mundshme është parandaluar në Berat nga policia. 

Një 36-vjeçar ka kërcënuar në rrugë me sopatë një 39-vjeçar, në lagjen “Çlirimi”.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pas një konflikti mes tyre, por nuk dihet saktësisht. Sapo policia ka marrë njoftimin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, duke parandaluar kështu  përshkallëzimin e konfliktit, që mund të kishte pasoja për jetën e shtetasve të përfshirë në të.

Në pranga ka rënë 36-vjeçari A. F.,

Si provë materiale, Policia ka sekuestruar mjetin prerës (sopatë), me të cilin u krye kanosja. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA