Inceneratori i Tiranës/ GJKKO vendos “arrest në burg” për 8 të akuzuar, “arrest në shtëpi” për shtatë të tjerët

11/12/2023 15:59

GJKKO la në fuqi 14 nga 15 masat e dhëna në mungesë për të akuzuarit për çështjen e Inceneratorit të Tiranës.

Vetëm për Jetmir Llapajn i cili akuzohet për “shpërdorim detyre” është vendosur nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.

Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi masën “arrest në burg” për Lefter Kokën, i akuzuar për “shpërdorim detyre” në bashkëpunim; Alqi Bllakon,i akuzuar për “korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”; për Erjon Muratajn; Taulant Tushën, Namik Simixhiun, Bledar Karolin, të akuzuar për “shpërdorim detyre” në bashkëpunim.

GJKKO vendosi gjithashtu masën “arrest në burg për Klodian Zoton, i akuzuar për veprat penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda në bashkëpunim, “korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë ose të shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” dhe Mirel Mërtirim, mbi të cilin rëndojnë veprat penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda në bashkëpunim dhe  “pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Kurse “Arrest në shtëpi” për Pëllumb Abeshin, Etleva Kondin, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Koplikun, Silena Tolën, për kryerjen e veprës penale “shpërdorim detyre” në bashkëpunim.

Prej orës 10:30, Gjykata e Posaçme nisi seancën për vlerësimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të 15 personave të vënë nën hetim, mes tyre dhe ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-sekretarin e Përgjithshëm Alqi Bllako.

SPAK thotë se zyrtarët e lartë të Bashkisë dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit, paracaktuan fituesit, që ishin dy biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

Ata dyshohet se u përfshinë në korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash në këtë koncension.

Më parë prokurori Dritan Prençi i kërkoi gjyqtares Irena Gjoka të lërë në fuqi masat dhe vijimin e tyre që janë shpallur ne mungesë.

SPAK thotë se kompjuteri i Klodian Zotos ndihmoi prokurorët në zbërthimin e lidhjeve të tij me zyrtarët që konsultoheshin me të, për procedurat e koncensionit dhe dokumentacionin e kërkuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA