Përplasja mes dy trenave dy trena të linjës Bologna-Rimini në afërsi të Ravenës në Itali, ka mbjellë kaos e frikë.
Në vendngjarje mbërritën me shpejtësi grupe të ndihmës së shpejtë, skuadra zjarrfikësish dhe forca të rendit. Fatmirësisht, shpejtësia e lëvizjes ka qenë shumë e ulët e për rrjedhojë, 17 të plagosurit e aksidentit kanë marrë vetëm lëndime të lehta. Dinamika e ngjarjes nuk është zbardhur ende plotësisht, por ekipet e policisë janë duke mbledhur të dhëna e duke hetuar.
Edhe pse operacionet e shpëtimit përfunduan mbrëmjen e së djelës, situata mbeti për një kohë të gjatë e pastabilizuar e disa trena rajonalë janë bllokuar, ndërsa lëvizja mes Forlìt dhe Faenzas u pezullua.
Megjithatë, pas një ngërçi disa orësh, trafiku në të gjithë rrjetin e trenave shpejtësisë së lartë është rikthyer në normalitet, njoftojnë mediat vendase, edhe pse në disa raste janë regjistruar vonesa që kapërcenin 160 minutat. Ende po verifikohen arsyet e aksidentit por sipas ekspertëve dyshimet e para janë tek një problem komunikimi mes trenave, të cilët lëviznin në të njëjtin drejtim.
Po shikohet dhe ulja e madhe e shpejtësisë, një aspekt ky përfshirë në hetimet shkaqet e aksidentit, ku po verifikohet nëse drejtuesi i trenit ka vënë re pengesën në shina, dhe duke pasur parasysh pasojat për personelin dhe pasagjerët, ka reduktuar shpejtësinë.
Top Channel