Përplasja në Këshill mes avokatit të Ballukut dhe kreut të SPAK. USB-ja me 16 mijë faqe prova, kushti që duhet të plotësojnë deputetët Njëri prej autorëve të vjedhjes së dy personave gjatë orëve të para të mëngjesit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë ka rënë në prangat e policisë, ndërsa është ende në arrati bashkëpunëtori i tij.
Ata u vodhën një shumë parash dy personave duke i kërcënuar me një pistoletë lodër.
Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, u njoftuan rreth orës 03:20 se në sheshin “Skënderbej”, dy persona të paidentifikuar nën kërcënimin e një arme, i kishin vjedhur një shumë parash dy personave dhe më pas ishin larguar.
Më pas në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u kap njëri prej autorëve të dyshuar, një 17-vjeçar, banues në Tiranë, ndërsa vijon puna për kapjen e 17-vjeçarit tjetër, bashkëpunëtor i tij.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se dy të miturit, dyshohet se kanë grabitur një shume parash në një farmaci në rrugën “Asim Zeneli”.
Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi shumën e parave, pistoletën imituese dhe biçikletën që autorët përdorën për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel