Një 60-vjeçar ranë prangat e policisë së kufirit në Qafë Morinë, pasi tentoi të kalonte kufirin me lëndë piroteknike dhe mallra të padeklaruara.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Morinë kaluan në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm automjetin tip “Touran”, me drejtues M. Gj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 131 fishekzjarrë, 4500 kapsollë, veshje dhe mallra të ndryshme, të padeklaruara.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë, shtetasin M. Gj., 60 vjeç, banues në Fushë Arrëz, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta