“Shine Muscat”, rrushi që shitet 100 dollarë dhe Japonina lufton për ta mbrojtur

10/12/2023 22:27

Shumëllojshmëria e rrushit me lëng që Yuki Nakamura po korr ndërsa dielli lind mbi fermën e tij shkencëtarëve iu deshën 33 vjet për ta zhvilluar dhe për ta shitur me çmimin prej 100 dollarësh për kilogram në dyqanet e Tokios.

Por sipas këndvështrimit të fermerëve dhe zyrtarëve japonezë, “Shine Muscat” i trashë në ngjyrë smeraldi, një nga shumë varietetet e frutave të krijuara nga Japonia, është “vjedhur” nga Kina dhe Koreja e Jugut.

“Gjërat e shkëlqyera rreth “Shine Muscat” janë se çdo kokrra rrushi bëhet e madhe, është e lehtë për t’u rritur dhe është e ëmbël, por jo shumë,” i tha Nakamura AFP në rajonin qendror Nagano të vendit.

Duke e quajtur rrushin “partnerin” e tij, 35-vjeçari tha se dëshiron të eksportojë në vende të tilla si Hong Kongu dhe Tajlanda, ku frutat japoneze janë të njohura. Por ky frut po përballet me konkurrencë, pasi Kina dhe Koreja e Jugut po prodhojnë varitetet të përafërta me të dhe po i shesin shumë më lirë.

Sipas qeverisë japoneze, Kina dhe Koreja e Jugut morën fidanët “Shine Muscat” nga Japonia dhe i shartuan në hardhi lokale për të prodhuar fruta që duken dhe shijojnë pothuajse njësoj. Konsumatorët padyshim “shikojnë çmimet”, tha Sau, një shitës frutash në një treg të zënë në Hong Kong, ku “Muscat Shine” japoneze shpesh kushtojnë dy ose tre herë më shumë se homologët e tyre kinezë, edhe me një jen të dobët që i bën importet japoneze më të lira.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA