Sherr mes adoleshentëve, plagoset me thikë 17-vjeçari
10/12/2023 12:58
Një sherr mes adoleshentëve ka degraduar në përdorimin e thikës dhe plagosjen e njërit prej tyre.
Rreth orës 11:00, në lulishten e Lushnjës, pas një konflikti për motive të dobëta, një 15-vjeçar nga Pluku goditi me thikë një 17-vjeçar nga Savra dhe është larguar nga vendngjarja.
Pas ndjekjes nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat i 15-vjeçarit, me të cilin po kryhen veprimet në prani të avokatit dhe psikologut.
POlicia sekuestroi në cilësinë e provës materiale thikën me të cilën 15-vjeçari goditi 17-vjeçarin, i cili ndodhet i shtruar në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel