Shpërndante materiale pornografike me të mitur, vihet në pranga 29-vjeçari në Tiranë Shqiptari Adem Dervishi i kërkuar nga Interpol ra në prangat e policisë së Durrësit, ndërsa tentoi të arratisej.
Gjatë operacionit policor “Sundimi i ligjit, kur Dervishi ka parë se ndiqej nga ‘blutë’, është larguar me shpejtësi në një zonë me kallamishte dhe errësirë të plotë, por pas disa minuta ndjekjeje dhe kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë e lokalizuan dhe prangosën 38-vjeçarin.
Pas shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën dhe Interpol Romën, në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi me qëllim ekstradimin drejt italisë, i shtetasit A. D., 38 vjeç, banues Likmetaj, Durrës.
38-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Napolit, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal
italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë ligjzbatuese, vijon punën për ekstradimin e tij, drejt Italisë.
Top Channel