Luftimet në Gaza po nxitin tensione edhe përgjatë kufirit mes Izraelit dhe Libanit.
Grupi Hezbollah që vepron në territorin libanez lëshoi të dielën disa dorën shpërthyes në drejtim të disa pozicioneve mbrojtëse të një komande të ushtrisë izraelite.
Si pasojë u plagosën rëndë dy ushtarë izraelitë ndërsa morën plagë të lehta disa të tjerë, raporton Reuters. Ndërkohë i menjëhershëm ishte reagimi i avionëve luftarakë izraelitë që bombarduan disa baza të Hezbollaut në territorin Libanez.
Nga njoftimet paraprake nuk u raportua për viktima por vetëm për dëme në disa ndërtesa mes të cilave dhe një shkollë. Pas ngjarjes, Hezbollah pranoi autorësinë e sulmit pranë zonës Ya’ara, në Izrael, duke theksuar se u ndërmor në mbështetje të palestinezëve në Rripin e Gazës. Shkëmbimet e zjarrit mes grupit islamik Hezbollah, që mbështetet nga Irani, dhe Izraelit kanë qenë të shpeshta gjatë ditëve të fundit.
Dhuna është përqendruar kryesisht në zonën kufitare duke i shkaktuar vdekjen më shumë se 120 njerëzve në Liban, 16 prej të cilëve civilë dhe 11 izraelitëve, shtatë prej të cilëve ushtar.
Top Channel