BE në krizë për para? Thirrje për kursim, KE parashikon të rrisë buxhetin me 66 miliardë euro

10/12/2023 15:55

Në Bruksel institucionet po luftojnë për më shumë para.

Komisioni Europian, organi që mbikëqyr paratë në BE, në shpenzimet që kërkon të bëjë në katër vitet e ardhshme planifikon një shumë stratosferike prej 1 trilionë euro.

Por kjo nuk mjafton, ndërsa ekspertët e KE dhe presidentja Ursula von der Leyen kërkojnë një shtesë me 66 miliardë euro për vitin e ardhshëm me argumentin e luftës në Ukrainë, presionin e migracionit dhe pasojat e pandemisë.

Në 66 miliardë eurot bëjnë pjesë 50 miliardë euro për Ukrainën dhe 16 miliardë të tjera për migracionin dhe mbrojtjen e kufijve.

Ndër vendet e prekura nga kjo shtesë fondesh më së shumti është Gjermania, e cila refuzon të paguajë më shumë. Kryeministri gjerman Olaf Shcolz po has një krizë teknike në qeverinë e tij, pas një vendim i gjykatës kushtetuese nuk e lejon të përdorë fondet rezervë të marra si kredi për pandeminë në buxhetin e vitit të ardhshëm.

Ndërkohë vendet si Spanja dhe Greqia e mbështesin lëvizjen, si vende që janë përfituese nga paratë për mbrojtjen e kufijve. Nga krahu tjetër shuma e lartë e alokuar për Ukrainën po shkakton probleme me vende si Italia, që shtron argumentin se nuk mund t’i shpjegojë qytetarëve të saj, se pse ndihmat për Ukrainën janë më të rëndësishme, se ndihmat për rajonet kufitare italiane që luftojnë me fluksin e refugjatëve.

Shanset për ujdinë janë të pakta sipas mediumit gjerman ZDF dhe nuk pritet të arrihet një pakt as në samitin e javës së ardhshme, ndërsa në këtë mënyrë rrezikohen afatet dhe shanset që Ukraina të mbetet pa financim, ndërsa vendet ende debatojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA