Tentoi të ndihmonte katër emigrantë të kalonin kufirin ilegalisht, në pranga një 38-vjeçar nga Bangladeshi

09/12/2023 12:02

Një 38-vjeçar nga Bangladeshi është vënë në pranga pasi tentoi të ndihmonte katër emigrantë të kalonin kufirin e gjelbër Shqipëri-Greqi në mënyrë ilegale.

38-vjeçari M.T i cili është banues në Kamëz, kishte strehuar katër emigrantët në një hotel në Tiranë, duke krijuar kushte për transportin që do kalonin kufirin.

Në momentin që pa policinë, 38-vjeçari tentoi të largohej, por u identifikua, u kap dhe u vu në pranga.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 celular dhe 200 euro të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA