Situata në Gaza, mjeku: Po operojmë njerëz të shtrirë në tokë, është katastrofa e shekullit

09/12/2023 13:28

Një mjek, i cili po punon në terren në Gaza me organizatën bamirëse mjekësore Frontières (i njohur zakonisht si Mjekët pa Kufij), ka dhënë më shumë informacione për atë që po ndodh për BBC.

Mjeku Mohammad Abu Mughaiseb reflektoi mbi fillimin e operacionit tokësor të Izraelit në jug të territorit dhe tha se luftimet ishin më intensive një javë pas përfundimit të armëpushimit shtatëditor të premten e kaluar.

“Aktiviteti i MSF-së ndaloi pothuajse të gjithë punën në Gaza. Në jug ndaluam për shkak të sigurisë”, tha ai më herët për BCC.

“Spitalet në veri dhe në qytetin e Gazës ndaluan plotësisht së funksionuar. Të vetmet spitale që po funksionojnë janë ato në jug, por edhe ato janë të mbushur me njerëz dhe përdoret gjithashtu si një strehimore. Mjekët po operojnë pacientët e shtrirë në tokë, është katastrofë e shekullit”, u shpreh mjeku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA