Shkaktoi aksident rrugor në aksin “Librazhd-Elbasan” dhe u plagosën pesë persona, në pranga shoferi

09/12/2023 12:28
Foto ilustruese

67-vjeçari që u bë shkak i një aksidenti rrugor në aksin “Librazhd-Elbasan, është vënë në pranga.

Me automjetin që 67-vjeçari V.Ç drejtonte, ka përplasur një makinë tjetër me drejtues një 39-vjeçar A.A nga Librazhdi.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur vetë 67-vjeçari dhe katër pasagjerë që udhëtonin me të. E plagosur ka përfunduar edhe një 11-vjeçare e cila udhëtonte në automjetin e 39-vjeçarit, por të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA