SHBA-ja vuri veton ndaj propozimit për armëpushimin Izrael-Hamas, Netanyahu falënderon Bidenin për veprimin

09/12/2023 22:30

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka falenderuar presidentin e SHBA-së Joe Biden për veton ndaj propozimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit.

Ai theksoi se vendi i tij do të azhdojë luftën për të eliminuar militantët e Hamasit dhe për të arritur qëllimet e tjera të veprimeve që po kryejnë.

“Unë e vlerësoj me të vërtetë qëndrimin e duhur që Shtetet e Bashkuara kanë marrë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Vendet e tjera duhet të kuptojnë gjithashtu se është e pamundur nga njëra anë të mbështesin eliminimin e Hamasit dhe nga ana tjetër të bëjnë thirrje për t’i dhënë fund luftës që do të pengojë eliminimin e Hamasit. Prandaj, Izraeli do të vazhdojë luftën tonë të drejtë për të eliminuar Hamasin dhe për të arritur qëllimet e tjera të luftës që kemi vendosur”, tha Netanyahu.

Gjatë ditës së sotme presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, deklaroi se vendimi i SHBA-së për të vënë veton e bëri atë bashkëpunëtor në krimet e luftës kundër palestinezëve.

Nga ana tjetër një këshilltar i lartë i kryeministrit Netanyahu, tha se OKB-ja ka një grup anëtarësh të përbërë nga shumica e integruar anti-izraelite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA