Përhapja e kulturës së ligjshmërisë dhe qytetarisë së përgjegjshme në shkolla, si mjet për të parandaluar korrupsionin është në fokus të marrëveshjes 3-vjeçare, ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ambasadës Italiane në vendi tonë.
Ky projekt do të shtrihet në 12 shkolla, në 6 qytete të vendit, ndërsa në gjimnazin Petro Nini Luarasi në kryeqytet, ky projekt ka 2 vjet që zbatohet.
“Qëllimi është edukimi qytetar si dhe instrumentet që kanë të bëjnë me ndërgjegjësimin, sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe informacionit që fëmijët duhet të marrin nëpërmjet kurrikulave, leksioneve, debateve, mbi çështje që lidhen me fenomene të dëmshme për shoqërinë, si korrupsioni”, tha Albana Muceku, mësuese dhe relatorë e projektit.
“Ndryshimet e mëdha fillojnë nga vetja”, shprehet një nxënës.
“Nuk zgjidhen problemet duke u larguar nga vendi, por duke e bërë ndryshimin këtu. Largimi i të rinjve ka në bazë edhe korrupsionin që ka mbërthyer shoqërinë, por ky është një fenomen botëror, jo vetëm shqiptar. Unë do të studio këtu, dhe jo jashtë, për mjekësi”, tha një nxënëse.
Top Channel