“Tempulli”/ Shisnin drogë afër gjimnazeve, një i arrestuar në Kukës dhe një nën hetim

07/12/2023 16:00

Një person është arrestuar në Kukës dhe një është nën hetim, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”.

Arrestohet një 32-vjeçar, i cili u kap në flagrancë me doza droge me vete, dhe procedohet penalisht një 24-vjeçar që kishte përshtatur lokalin e paregjistruar, që administronte, për përdorim droge.

A. E., 32 vjeç u kap në flagrancë, në afërsi të një gjimnazi në qytetin e Kukësit, teksa posedonte me qëllim shitjen, sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza;

U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Z., 24 vjeç, banues në Kukës, pasi dyshohet se kishte përshtatur lokalin që administronte, në afërsi të një gjimnazi në qytetin e Kukësit, për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike. Nga kontrollet në këtë ambient, u gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe 2 grirëse për të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA