Sfidoi Putinin në zgjedhjet presidenciale të marsit, nacionalistit rus i zgjatet me 6 muaj paraburgimi

07/12/2023 14:52

Nacionalistit rus Igor Girkin, i cili kishte thënë se donte të sfidonte Vladimir Putin në zgjedhjet presidenciale në mars, ditën e sotme i është zgjatur paraburgimi për gjashtë muaj.

Girkin akuzohet për “thirrje publike për të kryer veprimtari ekstremiste”.

Në korrik, agjentët e shërbimit rus të sigurisë (FSB) erdhën në shtëpinë e tij dhe e shoqëruan atë “në një drejtim të panjohur”, tha gruaja e tij Miroslava, sipas llogarisë në Telegram të Girkin.

Girkin ka qenë një bloger dhe komentues i njohur i luftës. Edhe pse ai e mbështet luftën, ai ka qenë kritik për mënyrën se si është trajtuar pushtimi, duke thënë madje se Rusia “nuk mund t’u mbijetojë gjashtë viteve të tjera” të sundimit të Vladimir Putin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA