Rama i uron komunitetit hebre Hanukan: Festivali i Dritave, feston triumfin e dritës mbi errësirën

07/12/2023 13:52

Kryeministri Edi Rama i uron komunitetit hebre Hanukan, i njohur ndryshe si Festivali i Dritave që simbolizon triumfin e dritës mbi errësirën, të spiritualitetit mbi materializmin dhe të lirisë mbi shtypjen.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama shkruan se është koha për të reflektuar mbi mrekullinë e Makabenjve dhe forcën e qëndrueshme të besimit.

“Ndërsa dritat e Hanukas ndriçojnë shtëpitë dhe zemrat, unë i dërgoj përshëndetje dhe bekime të përzemërta komunitetit hebre në Shqipëri dhe anembanë globit, dhe veçanërisht atyre në Shtetin e Izraelit. Hanukkah, Festivali i Dritave, feston triumfin e dritës mbi errësirën, të spiritualitetit mbi materializmin dhe të lirisë mbi shtypjen. Është një kohë për të reflektuar mbi mrekullinë e Makabenjve dhe forcën e qëndrueshme të besimit. Uroj që qirinjtë Hanukkah të sjellin shpresë dhe dritë në jetën e të gjithë njerëzve hebrenj dhe shkëlqimi i tyre u kujtoftë të gjithëve unitetin dhe qëndrueshmërinë që përcaktojnë shpirtin njerëzor. Chag Hanukkah Sameach”- shkruan Rama.

Por çfarë është Hanuka? Fjala hebraike Chanukah do të thotë “përkushtim” dhe kjo festë përkujton rikushtimin e Tempullit të Shenjtë në Jerusalem.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA