Konflikt mes adoleshentëve, plagoset me mjet prerës 15-vjeçari
07/12/2023 13:33
Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti me një tjetër adoleshent në rrugën “Bedri Karapici” në Tiranë.
I mituri u konfliktua me një 16-vjeçar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
16-vjeçari është shoqëruar në komisariat së bashku me prindërit.
Sipas policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.
Top Channel