Në Parlament po përgatitet një rregullore e re e cila parashikon përjashtim deri në dy muaj për deputetët që bëjnë incidente në parlament, ndezin flakadanë apo tymuese.

Dhe me një muaj nëse ushtron dhunë ndaj deputetëve të tjerë, ministrave apo punonjësve të gardës apo dëmton pajisjet.

Bashkëjetesa e vështirë në Parlament mes socialistëve dhe një pjesë të opozitës që është rebeluar për shkak të injorimit të së drejtave të saj nga shumica parlamentare ka prodhuar një lëvizje të re në Kuvend nga të majtët.

Para se fundviti të trokasë mazhoranca ka depozituar në Kuvend një projektligj që synon ndryshimin e rregullores së parlamentit duke ashpërsuar masat disiplinore ndaj deputeteve autor te kaosit dhe sherrit ne Parlament.

Përjashtimi me 10 ditë nga seancat plenare konsiderohet i pamjaftueshëm nga socialistet për të ndalur bllokadën opozitare ndaj kërkojnë që demokratët e pabindur të mbahen larg parlamentit nga 1 deri dy muaj.

Masa disiplinore“ përjashtim nga pjesëmarrja në komisione/në seancë plenare” deri në 30 ditë” jepet në rastet:

a) kur deputeti përdor dhunë fizike ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave apo të Gardës së Republikës.
b) kur deputeti përmes veprimeve të dhunshme dëmton pajisjet dhe orenditë e çdo mjet tjetër logjistik në sallën e seancave/mbledhjes.
c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni.”
Ndëshkimi më i ashpër parashikohet për deputet që i vënë flakën Kuvendit.
“Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione /në seancë plenare “ deri në 60 ditë jepet në rastet:
a) kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojëra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit / brenda mjediseve të Kuvendit;
b) kur deputeti kryen veprime / sjellje që përbëjnë shkelje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përben vepër penale sipas Kodit Penal;
c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 6.”

Nisma socialiste është futur me procedurë të përshpejtuar në Kuvend dhe parashikohet të miratohet para se parlamenti te marrë pushimet dimërore. Për të fikur zjarrin e aksionit te grupit Berisha-Bardhi, socialistëve nuk i duhet konsensusi i opozitës pasi ndryshimi kërkon një shumicë të thjeshte votash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA