Nga sot ka nisur shpërndarja e bonusit të fundvitit, ku pëfitues në total janë 704 mijë pensionistë.

Bonusi ka vlerën e 5 mijë lekëve ndërsa afati për tërheqjen e tij është deri më 31 dhjetor 2024 duke iu lënë kështu pensionistëve 1 vit kohë për ta marr atë.

“Ja e mora, edhe më shumë më mirë është po bereqaves kap ca të kapësh. Këto nuk dalin se unë kam pension të vogël”,

“Ka pensione shumë të ulta kështu që do ishte më mirë që të ishte 100 mijë lek. Për të gjitha i harxhojmë, cmimet janë rritur shumë”,

“Erdha për ta tërhequr dhe nuk ka po këtë avaz kanë gjithmonë. Bonusi është shumë pak po ca të bëjmë, aq aq. Ata rrit cik pensionin ktej rriten cmimet”, thanë pensionistët.

Bonusi i fundvitit po shpërndahet njëkohësisht me pensionin. Por dhe në këtë ditë të parë,në pikat e postës pensionistët janë kthyer mbrapsht, pasi  iu është thenë që nuk ka para. Për këtë situatë, ISSH sqaron se bëhet fjalë për një vonesë disa orëshe në shpërndarjen e parave në pikat e postës.

 “Problemi nuk ka të bëjë me faktin që nuk ka para, sepse ISSH i ka mbushur llogaritë e postës shqiptare. Ka të bëjë me një vonesë kohore të lëvizjes së keshit të blindave të parave nga thesari postës në drejtim të pikave paguese dhe kur mbarojnë lekët të rregulloreve që ata kanë të sasisë së lekut që duhet të kenë në qarkullim për arsye sigurie, do shkojë herën e dytë ose të tretë blindi për të cuar lek por nuk ka asnjë lloj problemi përsa i përket lekëve”, tha Astrit Haso, drejtor i ISSH.

Fondi për këtë bonus është 3.5 miliardë lekë. Në disa pika poste janë krijuar rradhe, pasi të shumtë kanë qenë pensionistët të cilët që prej mëngjesit kanë shkuar për të tërhequr pensionin e bashkë me të edhe bonusin.

 “Ky tashi është për vitin e ri të marrim nai pulë deti”, u shpreh një pensionist.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA