Gjatë muajit nëntor në Gjirokastër janë vënë në pranga 5 drejtues mjetesh, nga këta 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 8 të tjerë, për shkelje të rregullave të qarkullimit, ndërsa janë pezulluar 3 leje drejtimi.
Si rezultat, gjatë muajit nëntor, janë ndëshkuar administrativisht në total 1628 drejtues mjetesh, konkretisht:
725 drejtues mjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
432 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
200 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
53 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
218 drejtues automjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Kontrollet e shtuara kanë si qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit gjatë fashave të orareve me fluks të shtuar në qytet, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel