Përsëritet incidenti brenda pak ditësh, shpërthen treni në hekurudhën ruse në Siberi

01/12/2023 19:30

Një tren ka shpërthyer këtë të premte në linjën e hekurudhës ruse në rajonin Siberian, Buriatia.

Shpërthimi ndodhi në segmentin që kalon nëpër tunelin Severomuisk, në të njëjtin vend ku dy ditë më parë, shpërtheu në tjetër tren.

Një person dëshmoi shpërthimin në linjën hekurudhore, Baikal-Amur Main.

Mediat ukrainase cituan burime brenda ushtrisë se treni i dytë shpërtheu mbi një urë disa kilometra larg tunelit, ndërsa zyrtarët rusë ende nuk kanë dalë me një deklaratë.

Tuneli 15 kilometra i gjatë është më i gjati në hekurudhat e Rusisë. Linja hekurudhore Baikal-Amur Main përdoret kryesisht për tregti me Kinën.

Ngarkesa në hekurudha u rrit, pasi Rusia filloi agresionin ndaj Ukrainës më 2022, për shkak të tranzitit të mallrave nga porti Novorossizk dhe portet baltike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA