I mori 50 mijë euro një personi përmes mashtrimit, në pranga 29-vjeçari në Tiranë

01/12/2023 11:37

Një 29-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me 3 persona të tjerë për t’i marrë një shumë parash dikujt, me anë të mashtrimit.

29-vjeçari K. L., banues në Shkodër, ka bashkëpunuar me A. Gj. dhe R. B., të arrestuar dhe me shtetasin F. L., në kërkim, për t’i marrë shumën 50 000 euro, një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, duke u prezantuar si përfaqësues të një personi publik.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve ekonomike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë vijuar operacionin policor të koduar ‘Repeat'”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA