Autori i disa vjedhjeve në Durrës është arrestuar nga policia.

Gjatë 10 ditëve të fundit, në 3 lagje të ndryshme të Durrësit, 32-vjeçari i arrestuar ka kryer vjedhje të ndryshme. Pas denoncimeve qytetare, ai është identifikuar dhe vënë në pranga.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës organizuan punën dhe në kuadër të operacionit policor “Sundimi i ligjit”, identifikuan, kapën dhe arrestuan shtetasin Iljaz Lufta, 32 vjeç, banues në Durrës.

Nga hetimet rezultoi se 32-vjeçari më 20 nëntor ka vjedhur pajisje në një banesë në lagjen nr. 14, Shkozet. Tri ditë më pas, në lagjen nr. 8, i ka vjedhur një send personal një shtetasi tjetër, ndërsa në ditën e Flamurit, në lagjen nr. 17, Lufta dyshohet se i vodhi celularin dhe një shumë parash një gruaje 66- vjeçare.

Policia njoftoi se vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas që akuzohet për vjedhje të kryer në mënyrë të vazhdueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA