Vdekja e ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Rama: Lamtumirë Bos! Më dhuruat një ndër bisedat më të bukura që mbaj mend

30/11/2023 17:05

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar për vdekjen e ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Henry Kissinger.

“Lamtumirë bos”, shkruan Rama në Facebook. Ndër të tjera ai ka shtuar se librat e Kissinger janë gjëja më e çmuar që ka lënë për të gjithë njerëzit që duan të aftësohet mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe gjeopolitikën.

Kryeministri e konsideron bsëdën e zhvilluar kohë më parë me të, duke e konsideruar një ndër më të vyeshmet.

“LAMTUMIRË BOS! Librat Tuaj i mbeten njerëzimit si pasuria e paçmueshme e një eksperience dhe urtësie të rrallë, e do të jenë në dispozicion të kujtdo sot e gjithmonë, që do të dojë të aftësohet mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe gjeopolitikën; balancat mes fuqive dhe realizmin politik në ruajtjen e paqes e në projektimin e rrugëdaljeve nga konfliktet ndërshtetërore; të menduarit strategjik dhe perspektivën afatgjatë të politikës së jashtme; rolin e shkencës joekzakte të historisë dhe rëndësinë e talentit të individit kur duhen marrë vendime përballë mjegullës së të nesërmes… Mua personalisht do të më mbetet edhe mirënjohja për kohën e çmuar që më kushtuat bujarisht, duke më dhuruar një ndër bisedat më të bukura që mbaj mend. U prehshi në paqe Dr.Kissinger”, ka shkruar Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA