Nuk merrnin pagën prej disa muajsh, indianët kallëzojnë pronarin në Gjirokastër

30/11/2023 13:18

Dy shtetas indianë kanë denoncuar pronarin e biznesit ku punojnë në Gjirokastër, me pretendimin se prej disa muajsh nuk janë paguar.

46-vjeçari me iniciale A.Sh. që zotëron një vendgrumbullim skrapi në qytet ka punësuar dy indianët, por sipas këtyre të fundit, nuk i ka dhënë pagën.

Prokuroria ka nisur hetimet për 46-vjeçarin.

Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore në vendin tonë, gjithnjë e më shumë, bizneset po punësojnë shtetas të huaj. Punonjësit nga vendet e treta, janë të gatshëm të punojnë, edhe kundrejt pagave të ulëta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA