Nëse keni një llogari të vjetër në Google që nuk e keni përdorur prej kohësh, nga dita e nesërme, datë 1 Dhjetor nuk do të ekzistojë më.
Google u shpreh se ndryshimi do të ndodhë për arsye sigurie, duke theksuar se llogaritë e papërdorura prej disa vitesh kanë më shumë gjasa të rrezikohen nga “hacker”-imi i tyre.
Arsyeja që llogaritë e vjetra janë më të cenueshme është sepse ato priren të kenë fjalëkalime të vjetra ose të ripërdorura duke mos kaluar filtrat e kohëve të fundit që sigurojnë privatësinë e përdoruesve.
Google gjithashtu ka sugjeruar edhe disa mënyra se si mund ta bëni aktive një llogari që dëshironi ta keni sërisht.
“Leximi i një artikulli, dërgimi i një email-i duke përdorur Google Drive ose shikimi i një videoje në YouTube mund ta mbajë aktive një llogari”, tha Google për BBC.
Sa për personat që kanë krijuar një llogari të re këtë vit, gjigandi i teknologjisë i siguron se nuk duhet të shqetësohen. Këta të fundit supozohet se i janë nënshtruar verifikimit me dy hapa, çka e bëjnë që një llogari të konsiderohet aktive dhe nuk do të fshihet.
Top Channel