Mbahet në Athinë ceremonia për 111-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë
30/11/2023 20:00
Ceremonia për 111-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë u zhvillua edhe në Athinë këtë mbrëmje.
Gjatë pritjes me përfaqësues të qeverisë greke, diplomatë dhe personalitete të shquara të shqiptarëve që jetojnë në Greqi, ambasadorja shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga theksoi lidhjen e fortë mes popujve shqiptarë dhe atij grek si dy fqinj të mirë dhe aleatë të ngushtë të NATO-s dhe nismat e tjera rajonale.
Hajdaraga shprehu bindjen se marrëdhëniet mes dy vendeve do të forcohen edhe më shumë në të ardhmen.
Mbrëmja gala vijoi me një recital të solistes Vikena Kamenca.
Top Channel