Konflikti në Gaza, OKB heton pretendimet për dhunë seksuale nga Hamasi

30/11/2023 20:51

Një komision hetimor i OKB-së, i cili është duke u marrë me hetimin e krimeve të luftës në të dyja anët e konfliktit Izrael-Hamas, do të shqyrtojë pretendimet për dhunë seksuale nga militantët islamikë të Hamasit në sulmet e 7 tetorit në Izrael.

Anëtarja e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, Navi Pillay, i tha Reuters se do të kalonte çdo provë të mbledhur në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

“Unë ndodhem këtu tani si kryetare e një komisioni me fuqinë për të hetuar këtë çështje. Pra, nuk ka asnjë mënyrë që ne të mos e bëjmë këtë”– tha Pillay, kryetar i komisionit tre anëtarësh të hetimit për abuzimet e kryera në territoret e pushtuara.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se kishte “rrëfime të shumta të dhunës seksuale gjatë akteve të neveritshme të terrorit nga Hamasi më 7 tetor, të cilat duhet të hetohen dhe ndiqen me forcë”.

“Dhuna me bazë gjinore duhet të dënohet. Në çdo kohë. Kudo,” shkroi Guterres në X. Nga ana tjetër, Pillay theksoi se disa njerëz kanë dalë për të dhënë dëshmitë e tyre dhe se këto do t’i dorëzohen prokurorëve.

Mirëpo, Izraeli nuk ka bashkëpunuar ende me komisionin, duke e akuzuar atë për një anshmëri, diçka që mund të pengojë hetimin e fakteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA