Sarkozisë i vënë byzylykët/ Ish-presidenti dënohet me tri vite, do të mbajë një pajisje elektronike në dorë
18/12 20:24
Egjipti dhe Katari po bëjnë presion për një zgjatje të re dy-ditore të armëpushimit të përkohshëm në Gaza, me qëllim lirimin e mëtejshëm të të burgosurve palestinezë dhe një rritje të dërgesave të ndihmave humanitare.
Më herët u ra dakord për një zgjatje të armëpushimit në minutën e fundit. Sipas marrëveshjes, 10 pengje të tjerë izraelitë dhe 30 të burgosur palestinezë të tjerë do të lirohen, së bashku me më shumë ndihma që do t’i dërgohen Gazës.
“Egjipti do të vazhdojë të ushtrojë përpjekjet e tij maksimale për të siguruar rrjedhën e vazhdueshme të ndihmave humanitare në veri dhe jug të Rripit të Gazës,” tha kreu i shërbimit shtetëror të informacionit të Egjiptit, Diaa Rashwan.
Top Channel